Mjegulla që po mbizotëron këto ditë në vendin tonë, nuk ka ndikuar që fluturimet e planifikuara për në Kosovë dhe jashtë saj, të anulohen apo shtyhen.
Driton Hyseni, menaxher i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në një postim në Facebook ka shkruar se deri tani janë realizuar katër operimet e para.
Sipas Hysenit, në tri ditët e ardhshme pritet që nga aeroporti të marrin shërbime rreth 30 mijë udhëtarë.
Më poshtë postimi i Hysenit:
Aeroporti “Adem Jashari”, 21 dhjetor 2018
Deri më tani janë realizuar operimet e para, 4 shkuarje e dy arritje.
Përkundër mjegullës së dendur rreth e rrotull Prishtinës këndej në aeroport sot jemi me shumë fat, shpresojmë të jemi edhe në ditët në vazhdim!
Dukshmëria është në nivelet që mundëson arritje e shkuarje të aeroplanëve në/nga aeroporti sipas planifikimeve tona.
Dje shërbyem 5,000 udhëtarë, sot, nesër e pasnesër presim edhe rreth 30,000 udhëtarë në mbi 230 vajtje/ardhje të aeroplanëve.
Diaspora voton nga sot/ Haradinaj ka një mesazh për të
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telef...
SPAK kërkon konfiskim të pasurive të trafikuesve të drogës n...
Rohde shijon diellin në Prizren
Punonjës të strukturave paralele punojnë edhe nga shtëpia ed...
Presidenti Joe Biden bëhet stërgjysh