Ndonëse presioni i BE-së për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe sa vjen e shtohet, institucionet e Kosovës mbeten të palëkundura në mbajtën e tarifës në fuqi. Teksa heqjen e taksës e kërkoi edhe delegacioni gjermano-francez që e vizitoi të hënën Kosovën, deputetët vlerësojnë se edhe nëse taksa hiqet Serbia nuk do të rikthehet në tavolinë të bisedimeve.
Janë bërë 7 muaj prejse Qeveria e Kosovës kishte vendosur taksë 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake si kundërpërgjigje ndaj propagandës lobuese të shtetit serb ndaj Kosovës, mirëpo as pas 7 muajve Qeveria e Kosovës nuk ka ndërruar qëndrimin e saj në raport me këtë taksë.
Heqjen e taksës e kërkoi edhe delegacioni nga Franca dhe Gjermania, i cili e vizitoi Kosovën të hënën, mirëpo krerët e shtetit edhe pas këtij takimi theksuan se taksa do të mbetet në fuqi dhe se Kosova nuk pranon kushte nga Serbia, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.
“Dialogu duhet të ndodhë i pakushtëzuar. Tarifa nuk do të hiqet sepse është një vendim legjitim i Qeverisë së Kosovës. Personalisht jam kundër që të hiqet tarifa. Por ashtu askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të lejojë që Beogradi të vërë kushte për vazhdimësinë e dialogut. Kosova në asnjë rrethanë nuk do të pranojë kritere të reja për liberalizimin e vizave, heqjen e tarifës ose ndonjë proces tjetër”, ka theksuar presidenti Thaçi pas takimit që pati me këtë delegacion të hënën.
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale