Google ADS

As akademikët e “prof.dr.” të LDK-së nuk promovojnë sa Osmani titullin, që e ka veç “dr.”

20:42 | 24 Dhjetor 2020
arbresh.info

u.d Presidentja, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët katolik për festën e Krishtilindjes.

Edhe në këtë urim ajo nuk ka harruar të përmen titullin akademik “dr.” para emrit të saj, në urimin dërguar medieve, praktikë kjo e pa përdorur nëpër institucione.

“Urimi i u.d. Presidentes së Kosovës, dr.Vjosa Osmani për Krishtlindje”, thuhet në urimin e saj.

Vetë lideri i LDK-së që ka titullin “akademik”, Isa Mustafa, nuk e përdor nëpër komunikimet e tij, shkruan arbresh.info.

Në LDK ka edhe akademikë të tjerë që nuk përmendin titujt gjatë komunikimeve të tyre.

Nuk e përdor edhe kryeministri Avdullah Hoti që ka titullin akademik “prof.dr.”

As akademikë e profesorë doktorë të partive tjera nuk janë parë të përdorin titujt akademik gjatë komunikimeve të tyre qoftë në formë të shkruar apo elektronike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme