Numri i pacientëve të infektuare me koronavirus të cilët kanë ndërruar jetë në Kosovë ka shkuar në 574.
Spitalet e Klinikat në vend janë të stërmbushura me pacientë të infektuar me këtë virus.
Por pavarësisht situatës së krijuar, sistemi i shëndetësorë në Kosovë ka nevoja të mëdha për mjekë specialist të lemive të nevojshme për trajtimin e pacientëve me COVID-19.
Këtë e thotë edhe Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë në Kosovë, Blerim Syla.
Sipas të dhënave që ka siguruar Gazeta Infokus në tërë Kosovën janë vetëm 90 specialistë që dine të përdorin aparatet e intubimit, apo ventilatorët mekanik.
Aparat ky i cili sherben për pacientët e infektuar me COVID-19, e që janë në gjendjen më të rëndë shëndetësore.
Kosova nuk qëndron hiq më mirë as nga numri i Epidemiologëve e Mikrobiologëve.
Në Spitalet e Kosovës sipas Sylës janë 20 Epidemiolog dhe 47 Mikrobiolog.
“Anesteziolog janë 90 ne gjithë Kosovën, Epidemiolog afër 20 dhe Mikrobiolog 47. Këta as për se afërmi nuk i plotësojnë nevojat e Kosovës. Sidomos në Anesteziologji ka nevojë për dyfishim por edhe në këto tjerat”, ka thënë Syla për Infokus.
Por numri i studenteve të cilët studiojnë këto lëmi në studimet bachelor të Mjekësisë nuk është shumë i vogël.
Prodekani i Fakulteti të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, Sefedin Mucaj, ka thënë që të gjithë studentët e Fakultetit të Mjekësisë së Përgjithshëm ndjekin ligjëratat në këto lëmi.
“Të gjithe studentet që aktualisht janë duke studiuar në Fakultetin e Mjekësisë, gjegjesisht në drejtimin e Mjekësisë së Pergjithshme (1367 student) janë student që ndjekin ligjeratat dhe ushtrimet nga keto lëmi: e anesteziologjisë mikrobiologjisë dhe epidemiologjisë”, ka thënë Mucaj.
E pas katër viteve, Ministria e Shëndetësisë ka hapur edhe konkursin për Specializim.
Kjo Ministri ka hapur konkurs për 15 mikrobiolog, 26 anesteziolog, 12 specialist të sëmundjeve ngjitëse, apo epidemiolog.
Mirëpo edhe pse numri i studenteve është i lartë në degët e mjekësisë, nevoja për profesionist shëndetësor është mjaftë e madhe.
Studentët e mjekësisë si duket zgjedhin këtë profesion si një mundësi më e lehët për tu larguar nga Kosova.
Vetëm nga janari i këtij viti e deri në fund të muajit gusht nga Kosova janë larguar 71 mjekë të diplomuar.
Këtë e ka konfirmuar, Drejtori i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu.
Edhe sipas Sejdiut mungesë më e madhe edhe në këto ditë kur vendi po përballet me pandimin koronavirus është për infektolog, mikorbiolog, dhe anestioziolog.
“Një analize e vetme është bërë nga OMK ku tri grupet kryesore janë: Anestezia, Lemijtë e shëndetit publik (epidemiolog dhe mikrobiolog), dhe Infektolog”, ka thënë Sejdiu.
Por edhe pse spitalet e klinikat në Kosovë kanë mungesë të stafit mjekësorë, numri i profesionistëve shëndetësore që janë të papunë mbetët mjaftë i lartë.
Afro 700 mjekë të cilët kanë përfunduar studimet ende nuk po kanë mundësi të shërbejen në shëndetësinë kosovare.
“Nëse llogariten si të pa punë edhe këta 100 mjek të angazhuar përkohësisht nga MSH, gjatë kohës se pandemisë, atëherë kemi të bëjmë me 664 mjek të papunë”, ka thënë mes tjerash për Infokus, i pari i OEK-ut.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...