Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka pritur në takim zëvendës- ndihmësin e Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve Alexander Arvizu.
Në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në projekte konkrete.
Ministri Hyseni e njoftoi mysafirin nga Amerika për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe vlerësoi se gjendja e përgjithshme është e mirë.
Në veçanti e njoftoi atë me të arriturat e Kosovës në luftimin e trafikimit me narkotikë dhe përdorimit të paligjshëm të lëndëve narkotike.
Ai po ashtu e njoftoi për përpjekjet që po bëhen në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm dhe pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja.
Ndërsa Arvizu mbështet punën që po bëjnë institucionet e Republikë së Kosovës në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe ofroi përkrahjen e SHBA-ve në projekte konkrete në mbështetje të Qeverisë së Kosovës.
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag