Një numër i madh i shqiptarëve të Kosovës jetojnë në Zvicër. Sigurisht dashuria për atdheun është e madhe, dhe e shprehura në forma të ndryshme, shkruan albinfo.ch.
Ka nga ata që e shprehin edhe me tatuazhe të ndryshme, duke dëshmuar lidhjen me vendlindjen dhe heronjtë e vërtetë të saj.
Një mërgimtar ka bërë tatuazhin e Shkëlzen Haradinajt, derisa artisti zviceran ka punuar më shumë se 30 orë.
Kështu të paktën ka shkruar avokati Arianit Koci në rrjetet sociale.
“Shkëlzen Haradinaj
Zemra mal m’u bë, kur në Zurich, në shëtitje e sipër, papritmas e pashë heroin e kombit, Shkëlzen Haradinaj – një prej burrave më të mëdhenj të Kosovës.
Kreshnikun dhe trimin e Haradinajve.
Natyrisht, unë dhe Besnik Dobraj, një djalë modern i cili jeton në Zvicër, e pimë nga një kafe.
Tatoo art i vërtetë.
Artisti zviceran i ka shpenzuar mbi 30 orë pune, në këtë tattoo”, ka shkruar Koci.7