Google ADS

Artan Murati: Mungesa e kuorumit problemi kryesor në kuvend

18:48 | 1 Gusht 2018
V. S.

Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka vlerësuar se Legjislatura e VI-të e Kuvendit është përballë më së shumti me problemin e mungesës së kuorumit.

“Fatmirësisht nuk kemi pa shumë gaz, mirëpo tash po hasim në problemin kryesor gjatë kësaj periudhe që është mungesa e kuorumit. Mungesa ka qenë e dyfishtë – edhe mungesa fizike e deputetëve mirëpo edhe mungesa e votimit, ku deputetët kanë qenë të pranishëm në kuvend mirëpo kanë refuzuar të votojnë”.

Murati gjithashtu ka bërë të ditur se krahasuar me Legjislaturën e V-të janë mbajtur më shumë seanca plenare.

Megjithatë ai theksoi se një gjë e tillë nuk ka ndikuar në produktivitetin e kuvendit.

“Kemi një numër jo shumë të madh të ligjeve të miratuara, gjithsej janë 33. Nëse e përkthejmë në përqindje vetëm 22% te ligjeve të parapara për vitin 2018 janë miratuar”.

Murati në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës gjithashtu pohoi se nuk ndermirën shume nisma legjislative prej anës se kuvendit./klan kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme