Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit – të arratisurit nga Burgu i Smrekonicës dhe i cili dyshohet se mbrëmë e ka vrarë një polic serb dhe e ka plagosur një tjetër, ka shpjeguar në Rubikon se si janë gjetur dokumentet personale të tij në vendin e krimit nga autoritetet serbe.
Artani tha se vëllai i tij, Fatoni i’a ka vjedhur dokumentet të martën, pasi tha se e ka vizituar në banesën e tij në Gjermani, nga e cila, sipas tij, i ka kërkuar që të largohet nga banesa e tij.
“Unë foli vetëm për vete, nuk foli për askënd. As nuk më intereson se ku gjendet Fatoni, ato gjëra nuk më interesojnë. Unë nuk jam në këto rrjedha, nuk jam në këto gjëra. Dokumentet e mija, Fatoni mi ka vjedhur. Para dy ditëve. Ai, qysh në fillim ka dalë jashtë. Nuk e di me çfarë dokumente ka dalë, nuk di asgjë. Ai ka ardhur një orë, i kam thënë te unë nuk ke vend, nuk dua probleme dhe i kam thënë t’i thërras policinë ose dil jashtë”.
“I kam thënë, dil jashtë ose t’i thërras policinë se nuk dua të kem probleme. Ia më ka thënë se unë dalë se nuk e kam nijet të qëndrojë këtu, por kam ardhë vetëm t’i sqaroj disa gjëra. Unë i kam thënë se nuk ke asgjë për të sqaruar me mua. Unë dola, i thashë se ia jap një orë afat për të dalë nga banesa. Pas një ore i kam thënë se vi dhe nëse nuk del unë t’i thërras policinë dhe vijnë të arrestojnë”, tha Artan Hajrizi në Rubikon.
Më tej, ai tha se nuk do probleme, teksa e paraqiti veten si njëri që s’ka pasur kurrë probleme as me shtetin e Kosovës e as me atë të Gjermanisë.
“Unë kam qenë në Gjermani, s’kam qenë atje. Fatoni m’i ka vjedhur dokumentet dhe më ka futur në telashe. Unë tek sot e kam vërejtur se nuk i kam dokumentet, sepse këtu s’i përdorim dokumentet rregullisht. Fatoni ka qenë te unë dy ditë më parë, të martën dhe ka qëndruar vetëm një orë dhe ka ecë. Fatoni ka ardh prej orës 7 deri në 8 e diçka të mëngjesit”.
“Unë s’kam pasur komunikim prej arratisjes së tij, më ka thirrë 3-4 herë, i kam thënë të më lë të qetë se nuk dua të merrem me këto gjëra”, tha ai.
Alex Iwobit iu zbulua dikur paga në internet dhe kishte shif...
Tentohet të vidhet banka në Korçë, policia në vendin e ngjar...
Aksident te Dheu i Bardhë, lëndohen shtatë persona
Pacolli për sulmin në Gjermani: Këta njerëz që ndryshojnë fe...
Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat, përforcon krahun lin...
Blerësit ankohet për çmimet, tregtarët: Ka vështirësi në fur...