Google ADS

Arta Rama-Hajrizi merr mandatin e dytë në krye të Kushtetueses

11:13 | 22 Maj 2018
Arbresh.info

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se në seancën administrative të mbajtur sot, në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë votuar kryetaren aktuale të Gjykatës, Arta Rama-Hajrizi, për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese, përcjell arbresh.info.

Kryetarja Rama-Hajrizi do të fillojë mandatin e saj të ri në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, më 26 qershor 2018, kur edhe përfundon mandati i saj i parë.

Mandati i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës është tri vjet. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme