Si në disa komuna tjera edhe në Prizren, komunarët në drekat dhe darkave zyrtare nuk e lënë po provuar diçka edhe prej pijeve alkoolike.
KALLXO.com ka analizuar katër raste të darkave dhe drekave zyrtare të përfaqësuesve të Komunës së Prizrenit, ku në to janë pirë shishe të ndryshme të verës, birra e rakia të ndryshme.
Në drekën e 22 janarit të vitit të kaluar, e cila i ka kushtuar buxhetit të Komunës 163 euro, janë pirë 2 shishe verë të llojit “Stone Castle”.
Një shishe e tillë e verës kishte kushtuar 22 euro e 50 cent, ndërsa dy shishet në total 45 euro.
Zyrtarët e Komunës së Prizrenit ishin përkujdesur që ta harxhojnë buxhetin e Komunës në pije alkoolike edhe në 10 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në darkën që kishte kushtuar 117 euro ishin pirë 23 birra, që në total kishin kushtuar 26 euro.
As në faturën tjetër të analizuar nga KALLXO.com, nuk ka munguar konsumimi i pijeve alkoolike. Në drekën e ngrënë më 4 qershor të 2018, buxhetit të Komunës së Prizrenit ishte pakuar për 232 euro.
Në këtë darkë janë pirë 29 birra të 3 llojeve të ndryshme që kanë kushtuar në total 39 euro.
Përveç birrave, aty është pirë edhe një gotë verë me vlerë prej 3 euro si dhe 5 gota “Viljamovka” që në total e kanë kushtuar 12.5 euro.
Në po këtë darkë, të 4 qershorit të 2018 është ngrënë peshk trofte me vlerë prej 103 euro.
Ndërsa në një faturë tjetër të datës 4 prill 2018 dreka zyrtare i kishte kushtuar buxhetit të Komuëns 255 euro.
Edhe në këtë drekë ishin pirë 2 shishe verë të llojit “Cabernet” me vlerë prej 40 euro në total.
Përveç verës, komunarët e Prizrenit kishin pirë edhe 10 birra.
Në një përgjigje për KALLXO.com, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se ata nuk përdorin alkool me para të buxhetit të Komunës.
Alkooli i përdorur, sipas Haskukës porositet nga mysafirët që janë pjesë e drekave dhe darkave zyrtare.
“Në raste kur ka takime mes zyrtarëve komunalë, aranzhohet menyja fikse për të gjithë të ftuarit, ku nuk përfshihen pijet alkoolike. Në takimet reprezentative, ku Komuna është nikoqire e delegacioneve të ndryshme, shërbimi për mysafirë nëpër restorante nuk është i kufizuar dhe mysafirët zakonisht e bëjnë përzgjedhjen e vetë të pijeve dhe të ushqimit, që shërbehet në restorantin përkatës.”, tha kryetari Haskuka për KALLXO.com
Ai gjithashtu deklaroi se artikujt që shtrohen nga Komun e Prizrenit zakonisht janë prodhimeve vendore, mirëpo në disa raste varet edhe nga restauranti se çfarë artikujt posedon.
Gjithashtu në dokumentin që e posedon KALLXO.com, Komuna e Prizrenit për periudhën 6 mujore Janar-Qershor ka shpenzuar për dreka dhe darka zyrtare 23 mijë e 414 euro, apo mesatarisht mbi 3 mijë e 900 euro për 1 muaj.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...