Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se situata e sigurisë në komunën që ai drejton gjatë këtij viti ka qenë stabile, dhe se e tillë pritet të jetë edhe në të ardhmen.
Në një intervistë për lajmi.net, Bahtiri ka folur edhe për hapjen e urës së lumin Ibër.
Ai ka thënë se fajtor për vonesat në këtë proces janë edhe proceset tjera paralele, siç është dorëheqja e katër kryetarëve serbë të komunave.
“Situata e sigurisë ka qenë në nivelin e duhur, për arsye se kemi pasur ramie të krimit jashtazakonisht shumë, edhe pse kemi pasur ngjarje të rëndësishme, situata ka qenë shumë e mirë”, ka thënë Bahtiri.
“Siç jeni të njoftuar, bashkë me BE-në dhe kryetarin e veriut, Rakiq, jemi marrë vesh që ura të lëshohet në shtator por ajo nuk ndodhi. Ne nisëm një procedurë që me një këngëtare të famës botërore që të jetë një mesazh i qartë për të gjithë qytetarët e Kosovës për të bërë në mënyrë manifestive hapjen e urës. Na doli një pjesë tjetër e politikës të cilat e ndjekën veriun nga Serbia. Pastaj patëm edhe dorëheqjet e kryetarëve serbë të komunave. Tash të shohim se sa shumë mund të realizohet kjo”, ka thënë ai.
Megjithatë, sipas Bahtirit, ky proces pritet të përfundojë shumë shpejtë, ndonëse nuk jep ndonjë afat kohor.
“Ta themi këtë dhe të jemi shumë të sigurtë që ura do të hapet edhe normalizimi i gjendjes do të ndodhë. Ne jemi duke punuar me BE-në dhe nivelin qëndror që sa më shpejtë të kryhet kjo procedurë. Kanë qenë disa procese shumë të rëndësishme siç ka qenë ushtria, të cila duam t’i realizojmë pa ndërhyrje dhe pastaj të kthehemi tek pjesa këtu, ku shumë shpejt do ta shohim urën e hapur”, ka thënë Bahtiri.
Sipas Bahtiri, tema e hapjes së urës mbi lumin Ibër nuk do të jetë temë e disutimeve në Bruksel mes ekipit dialogues dhe delegacionit serb.
“Është zgjedhur një grup negociues me Serbinë, dhe të shohim se si po shkon procesi, unë mendoj që pjesë e negociatave nuk do të jetë tema e urës, por do të jetë normalizimi i situatës në veri dhe përfundimi krejtësisht i dialogut. Kjo na ka fut në një proces në të cilin ne e kemi humbur një kohë për hapjen e urës, për arsye se doli një temë tjetër, ajo e ndarjes së Kosovës. Kjo na ka lënë të bllokuar në këtë proces që as unë nuk e kam dëshiruar. Ajo është në tavolinë dhe është duke u biseduar rreth saj, dhe të shohim se si qëndron delegacioni i Kosovës në këtë term”, ka thënë ai.
Sipas Bahtirit, edhe tema e korrigjimit të kufijve është shkas që ka pasur vonesa në procesin e hapjes së Urës mbi lumin Ibër.
“Sigurisht që po, sepse ne kemi pasur në shtator përfundimisht me e lëshu urën, dhe tema e cila doli në skenë për ndryshimin e kufijve e ka bllokuar sistemin e të gjitha marrëveshjeve të cilat kanë qenë më parë. Unë mendoj dhe shpresoj që kjo do të ndodhë shumë shpejt”, ka thënë Bahtiri.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...