Ministri gjerman i punëve të jashtme, Heiko Maas, SPD, do të niset të enjten, 22.4.2021 në Kosovë, ku do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e jashtme, Donika Gërvalla. Të premten ai do të jetë në Serbi për të zhvilluar takime me presidentin, Aleksandar Vuçiq, kryeministren, Ana Brnabiq dhe homologun e tij serb, Nikola Selakoviq. Këtë e bëri të ditur të mërkurën, 21.04.2021, zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Gjermanisë, Maria Adebahr, në konferencën e rregullt të shtypit të qeverisë gjermane në Berlin.
Adebahr tha se në qendër të bisedave do të jenë çështje bilaterale, dialogu i normalizimit mes Serbisë dhe Kosovës dhe Procesi i Berlinit.
Vizita e Maasit në rajon vjen paksa e papritur. Kohët e fundit në kancelaritë e vendeve evropiane ishte diskutuar për një nonpaper të qeverisë sllovene për ndryshimin e kufijve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në një intervistë ekskluzive dhënë DW, ministri i shtetit për Evropën, Michael Roth, tha se këto janë fantazi që i takojnë së kaluarës dhe tha se askush në Evropë nuk ka interes për to.
Shans i rrallë për Ballkanin Perëndimor
Vizita e Maasit vjen menjëherë pas një letre të presidentit amerikan, Joe Biden, drejtuar homologes nga Kosova Vjosa Osmani, ku ndër të tjera thuhet se lipsen kompromise të dhimbshme për normalizimin e dialogut Serbi-Kosovë.
Ministri gjerman i punëve të jashtme Heiko Maas e ka vendosur si prioritet Ballkanin Perëndimor për të këtë vit, e sidomos normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Në fillim të vitit, ai zhvilloi një sërë takimesh fizike dhe virtuale me homologët e tij nga Ballkani Perëndimor. “Zgjedhja e Joe Biden si President i SHBA ofron mundësinë për të vepruar edhe një herë në nivel transatlantik dhe me vendosmëri për pajtimin, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor, thuhej në një deklaratë të MPJ gjermane asokohe në Berlin.
Gjermania do të jetë mikpritëse e konferencës së radhës së Procesit të Berlinit. Në këtë kuadër është paraparë që në verën e këtij të bëhet edhe konferenca e fundit e këtij formati nën drejtimin e kancelares Angela Merkel.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...