Pritje shihen pothuajse çdo ditë pran ambasadës gjermane. Qytetar të shumtë nga Kosova, këtu presin për të marr një vizë.
Pritjet shpeshherë zgjasin edhe për orë të tëra, për të bërë aplikimin për vizë.
E meqë ka aplikues të shumtë, stafi në Ambasadën Gjermane nuk mjafton.
Në një përgjigje për T7, nga kjo ambasadë njoftojnë se do të punësojë edhe më shumë staf.
Më tutje, nga kjo ambasadë tregojnë që deri në vitin 2018 kanë lëshuar deri në 38 mijë viza.
E për punë në ambasadën e Gjermanisë kanë aplikuar shumë të rinj.
Pasi që kjo e fundit edhe ka bërë kërkesë për punësime sezonale njofton U.D i drejtorit të Agjencionit për punësim.
Sipas Muhamet Klinakut, mes Kosovës dhe vendeve evropiane nuk ekziston asnjë marrëveshje për punësime.
Klinaku, thotë se janë rreth 95 mijë persona të regjistruar si punë kërkues në Kosovë, numri i të cilëve ka ndryshuar përgjatë viteve.
Ndërkaq, sipas një raporti të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme vetëm për pesë vite, mbi 170 mijë qytetarë kanë ikur nga Kosova.
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...