Analisti Drilon Gashi e konsideron që edhe qeveria e re e Kosovës, ajo e Albin Kurtit, do të gëzojë raporte të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si vijueshmëri e një lidhje të veçantë mes këtyre dy vendeve.
“Secila qeveri e re e Kosovës natyrisht se do të ketë mbështetjen e madhe të qeverisë amerikane sepse vetë shteti i Kosovës dhe shteti amerikan kanë ndërtuar tashmë një marrëdhënie speciale”, ka thënë Gashi për Edicionin Special të Klan Kosovës.
“Pra, kështu që as qeveria Kurti nuk do të përjashtohet nga kjo”.
“Vlen të theksohet se ka një përputhje përtej asaj diplomatike edhe ideologjike mes administratës së Biden-it dhe asaj të z.Kurti, ku të dyja janë më tepër kah e majta dhe me një qeveri më të madhe”.
“Z. Kurti vetëm kishte bërë hapin mbase të pazakontë që ta përkrahte z. Biden në fushatën që ka ndodhur këtu para disa muajve. E të gjitha këto besoj shpien në raporte të mira”.
Për më tepër, Gashi ka thënë se Qeveria Kurti është parë pozitivisht edhe nga ambasada amerikane pasi që ka dhënë shenja se do të jetë një qeveri me lëvizje reformiste, sidomos në drejtësi dhe ekonomi.
Ndërkaq, sa i përket reciprocitetit, ai tha se kjo administratë duhet të jetë e kujdesshme në diskursin publik dhe të mos iu lë hapësirë keqkuptimeve, duke iu qasur reciprocitetit si parim dhe si bashkërendim me SHBA-në.
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...