Google ADS

Arsyeja pse ZRrE ka vendosur të faturoj energjinë elektrike të shpenzuar në veri për pjesën tjetër të Kosovës

10:39 | 12 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka deklaruar sot se vendimi i vitit 2012 i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike për faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në veri, për qytetarët e pjesëve të tjera të Kosovës është në kundërshtim me katër Ligje të Kosovës.

Jashari ka thënë  se arsyetimi i ZRRE-së për këtë vendim ishte se nëse nuk do të bëhej kjo atëherë KEDS-i do të bankrotonte si kompani dhe në Kosovë do të kishte kolaps energjetik, shkruan arbresh.info.

“Ata e konfirmojnë të njëjtë dhe kur kemi pyetur pse është zgjedhur kjo metodë na është thënë se sikur të mos ndodhte kjo KEDS do të bankronte si kompani dhe do të kishim kolaps energjetik  në vend”, ka thënë Jashari në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me Raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit, në lidhje me faturimin e energjie elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, vlera e mjeteve që u inkasohen qytetarëve të pjesës tjetër të Kosovës për shpenzimet e energjisë elektrike në veri janë 8 milionë euro në vit.

Ai ka thënë se qytetarët nuk e kanë vërejtur fare që 4,5 për qind e vlerës së faturës së tyre është e shpenzuar nga qytetarët në veri./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1625515157513570/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme