Një punëtor i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) është arrestuar pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një kamarier në bufenë e RTK-së. Pas rastit, Televizioni ia ka shkëputur kontratën.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30, ndërsa viktimës i është thyer hunda.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.
“Rr. Xhemajli Prishtina, Prishtinë / 13.03.2024 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull/k për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull m/k duke i shkaktuar lëndime trupore (frakturë të hundës). Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
“Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar edhe me drejtorin e përgjithshëm të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, i cili tha se arsyeja ka qenë krejtësisht banale dhe sipas dëshmitarëve rasti ka qenë rrahje.
“Mundem me iu konfirmu që dje rreth orës 19:30 kam marrë informacionet që një punëtor- inxhiner në sistem ka sulmu në bufenë e televizionit, pra në deskun e televizionit një nga punëtorët aty, pra një nga kamarierët. Arsye si duket ka qenë krejtësisht banale. Ndërkaq, ata që kanë qenë aty dëshmitarë e konfirmojnë që ka qenë rrahje”, tha Ahmetxhekaj.
Ahmetxhekaj njoftoi se vendimi i RTK-së për këtë rast është shkëputja e kontratës ndaj punëtorit.
“Kjo është sjellje e patolerueshme për RTK-në dhe ne kemi një rregullore të brendshme për përgjegjësi materiale dhe disiplinore, e cila në mënyrë decidive që përcakton se kur ka 3 apo 4 shkelje të cilat klasifikohen të tilla, kjo është shkelje e rëndë dhe si e tillë ka masën më të rëndë disiplinore, pra shkëputjen e kontratës. Pra, ky është vendimi dhe kaq”, tha drejtori i RTK-së.
Tutje, ai shtoi se kur ka ardhë Policia në vendin e ngjarjes, punëtori kishte ikur nga aty por që me vonë ishte arrestuar.
“Ka qenë edhe Policia edhe ambulanca. Po në atë kohë kolegu ynë ka ikë nga vendi i ngjarjes, por më vonë e kemi kuptu që megjithatë e kanë arrestu”, tha Ahmetxhekaj.
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare