I ngarkuari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka treguar se pse sot nuk ka takuar kryeministrin në ardhje, Albin Kurti.
“Ai nuk është këtu, por jam takuar me atë para dy dite në Shkup. Kemi qëndruar bashkë gjatë dhe kemi raporte të shkëlqyera së bashku”, është shprehur Palmer, shkruan arbresh.info.
Ai ka shprehur mbështetjen për Kurtin në temat e rëndësishme që e presin Kosovën, veçanërisht në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Pritjet e mia për zotri Kurtin janë që të jetë partner i mirë për ShBA-të. Se ai ta kuptoj që dialogu me Serbinë është i mirë”, deklaroi Palmer.
Palmer ka takuar sot presidentin Hashim Thaçi, liderin e LDK-së, Isa Mustafa, dhe nënkryetaren e kësaj partie, Vjosa Osmani./arbresh.info/
Kur do të votojë diaspora? KQZ tregon afatet dhe mënyrat e ...
Policia apelon tek shoferët që të kenë kujdes gjatë ngasjes
Sllovakia: Të gatshëm si mikpritës negociatash për Ukrainën
Edhe një vit ku Kosovës i ikën mbi 100 mjekë
UNICEF: 473 milionë fëmijë jetojnë në zona lufte
Sekuestrohen armë në disa raste të ndryshme në Podujevë