Kreu i nismës qytetare “Mbijetesa serbe”, Aleksander Arsenijeviq është kërcënuar nga një inspektor komunal i Komunës Veriore të Mitrovicës pasi Arsenijeviq e kishte telefonuar dhe kishte raportuar për punime në shëtitoren përpara selisë së Listës Serbe në veri.
Aresnijeviq thotë se të njëjtin e ka lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.
Ndërkohë siç raporton Kossev, inspektori komunal aktualisht është duke u intervistuar nga Policia e Kosovës, derisa përpara stacionit policor janë grumbulluar një numër i vogël serbësh.
Avokati Nebojsha Vlajiq në një prononcim për portalin e KoSSev ka deklaruar se inspektori komunal është paraqitur vetë në stacionin policor.
“Ai ka ardhur me vullnetin e tij sepse ka dashur ta sqarojë këtë situatë, të cilën nuk e ka shkaktuar dhe që i shkakton vetëm shqetësim”, ka thënë avokati i inspektorit komunal.
Disa qytetarë serbë grumbullohen te objekti i Policisë së Kosovës në Veri
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...