Google ADS

Arsimtarja i lë nxënësit pa nota në Prishtinë

20:07 | 13 Qershor 2018
Arbresh.info

Të gjitha notat e nxënësve të klasës së IX -1 të shkollës fillore “Emin Duraku” të kryeqytetit janë mbyllur, por jo edhe ato të lëndës së historisë.
Mësimdhënësja e kësaj lënde, Afërdita Misimi, ka vendosur që tre nxënës të mos i notojë fare, shkaku i mospjesëmarrjes së tyre në orën e saj për gjashtë muaj radhazi, raporton KTV.

Ky veprim i ka lënë këta tre nxënës pa dëftesë, e cila tash u duhet për regjistrim në shkollën e mesme.

Fakti që tash hapen konkurset për regjistrim dhe këta nxënës nuk i kanë dëftesat e tyre i ka irrituar prindërit.

Prindërit kanë shkuar në këtë shkollë dhe e kanë kërcënuar mësimdhënësen e historisë, duke i kërkuar mbylljen e notës.

Arsimtarja, Afërdita Misimi tha se nuk do të notojë nxënësit pasi që kanë munguar në orë.

Drejtori i shkollës, Agron Mexhuani tha se kjo çështje do të zgjidhet shpejt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme