Jemi mësuar që nga vitit në vit Ministria e Arsimit të ndryshojë format e mësimdhënies dhe mësim-nxënies.
Ndryshimi i kurrikulave çdo vit jo vetëm se nuk po tregon rezultate në arsim, por kjo më shumë po dëmton procesin e mirëfilltë mësimor.
Të paktën këtë shqetësim e ka shprehur kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jashari.
Në një intervistë për arbresh.info, ai vlerëson se arsimi në Kosovë është bërë vatër e eksperimenteve të organizatave ndërkombëtare.
“Kosova pas luftë në arsim është kthyer në eksperiment i organizatave ndërkombëtare, pasi që trajnimet janë bërë për të përfituar disa veta ato dhe nuk kanë qenë efektive. Njerëzit tanë si të vjen i huaji, qoftë i dijshëm ose jo, i rrinë ne këmbë, dhe i neglizhojnë kuadrat tonë. Çuditem pse institucionet tona shkojnë e vizitojnë hotele dhe nuk ju intereson kushtet, këta vetëm mundohen t’i përpilojnë reformat e shteteve të zhvilluara, e tek ne ende punohet me shkumës , shpuzë e dërras të zezë”.
Sipas tij, me këto kurrikula dhe reforma jo vetëm që po ngatërrojnë mësimdhënësit, por po dëmtohen edhe nxënësit.
“Kurrikula e re është e ngutur sepse as vet arsimtarët nuk munden t’i praktikojnë këto reforma. Tekstet nuk janë adekuate pasi që kjo barrë nuk mund t’i lihet nxënësve dhe nuk do të mund t’i gjej temat që duhen për lëndën. Jam i bindur se pas një kohe këto kurrikula do të thuhet si ishin të gabuara dhe nuk kanë qenë adekuate për Kosovën”.
E kur jemi të dëmtimi i procesit mësimor, Jashari ngritë shqetësimin edhe në përpilimin e teksteve mësimore. Jashari thotë se po i përpilojnë tekste pa pasur mësues prezent dhe njerëzit po përzgjidhen nga njerëzit me ndikim në Kosovë.
“Mësuesit tanë duhet të jenë afër kur përpilohen tekstet, te ne kjo nuk ndodh por, në Kosovë përzgjidhen njerëz të cilët e kanë krahun e fort dhe si rrjedhoje tekstet tona po kanë probleme dhe gabime”.
Ndryshe për gabimet në tekstet shkollore ka pasur disa here vërejtje nga vetë mësimdhënësit, por deri tash asnjëherë nuk është ndërmarr ndonjë masë, nga autoritetet përkatëse./arbresh.info/
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...