Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka larguar dekorimet nga sheshi i këtij qyteti.
Ai përmes një videoje propagandoi duke thënë se qëllimi i autoriteteve komunale është që t’i poshtërojë serbët në veri.
“Ne ndodhemi këtu në shetitorën e Mitrovicës së Veriut ku sic mund ta shihni flamujt janë të vendosur si shenjë provokimi. Ata nuk lejojnë që ne të reagojmë apo apo t’i ndryshojmë, ndërsa kanë vendosur ndriçim për të theksuar më shumë këtë poshtërim që duan të na në bëjnë”.
“Qëllimi i tyre është të shkatërrojnë të gjitha simbolet tona kombëtare dhe të na poshtrojnë. Ndërkohë në sfond, shqiptarët nga jugu i qytetit, përkatësisht nga Mitrovica e Jugut krenohen me program të ashtuquajtur festiv për Vitin e Ri”, tha Arsenijeviq, transmeton Klankosova.tv.
Në fund të videos së publikuar në rrjetet sociale, Arsenijeviq tha se “ne vazhdojmë përpara vetëm me rezistencë”.
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...