Arsenali ka më shumë të holla në bankë sesa klubet si Manchester United, Barcelona dhe Real Madridi – por ende duket se refuzon të shpenzojnë në merkato të transferimeve.
Pavarësisht zbulimeve të reja të ofruara nga një raport nga Soccerex, “Topçinjtë” janë ende të vendosur për të trashur kuletat gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
Trajnerit Unai Emery do t’i ipet një buxhet në dispozicion prej 40 milionë funtav për të kryer transferimet pavarësisht pakënaqësisë së shfaqur në Emirates në lidhje me këtë.
Shifrat e fundit vetëm se do t’i irritojnë më shumë tifozët për shkak se klubi ende ka mundësi të humbas kualifikimin në Ligë të Kampionëve.
Soccerex llogaritë se sa para ka një klub duke analizuar pesë aspekte të ndryshme. Ata kanë dhënë një rezultat përfundimtar duke monitoruar lojtarët, parat e gatshme në bankë, investimet e mundshme, asetet e prekshme dhe borxhin neto, transmeton portali arbresh.info.
Top 100 klubet më të pasura në Evropë janë publikuar dhe Arsenali qëndron në pozitën e pestë. Shifrat shfaqin se ata kanë më shumë të holla se gjigantët spanjoll por ngurrojnë për t’i shpenzuar ato.
Në pozitën e parë qëndron Manchester City, ndërsa në pozitën e dytë gjendet gjiganti francez Paris Saint Germain i ndjekur nga kampioni Bayern Munichu dhe Tottenhami në vendin e katërt.
Pas Arsenalit që gjendet në vend të pestë qëndrojnë Real Madridi, Barcelona dhe Manchester United.
Top 10’ta përmbyllet nga Juventusi dhe Chelsea, ndërsa në vendin e 11-të qëndron Liverpooli./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...