Google ADS

Arsenali dhe Tottenhami në garë për Baillyn

08:35 | 11 Tetor 2018
Arbresh.info

Eric Bailly nuk është i lumtur te Mancheter Unitedi dhe skuadrat tjera angleze duan ta shfrytëzojnë këtë dhe ta transferojnë gjatë afatit të janarit.

Bailly erdhi me bujë në verën e vitit 2016 te Djajtë e Kuq duke u bërë shpejt një titullar i pazëvendësueshëm.

Në sezonin e tij të parë, Bailly ishte pika kyçe e mbrojtjes, ku edhe fituar tre trofe të rëndësishëm në atë vit.

Megjithatë, në sezonin pasues, mbrojtësi 24-vjeçar humbi vendin e titullarit dhe luajti vetëm 18 ndeshja në të gjitha garat, ndërsa njësoj është situata edhe këtë vit.

Kjo situatë në Old Trafford e ka frustruar tej mase mbrojtësin nga Bregu i Fildishtë dhe tani po mendon largimin në janar nga Unitedi.

Situatën e tij duan ta shfrytëzojnë dy skuadra të mëdha nga Londra, të cilat duan ta transferojnë gjatë janarit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme