“Arritje e jashtëzakonshme”, “Marrëveshje shtet-shtet”, Maqedonci: Jemi koordinuar me SHBA-të

21:25 | 16 Dhjetor 2024
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është nënshkruar kontrata me prodhuesin shtetëror turk “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE), për të vënë në funksion fabrikën e municioneve në Kosovë.

Pos prodhimit të dy llojeve të municioneve, në fabrikë do të bëhen edhe dizajne të dronëve luftarakë.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se shteti i Kosovës është dakorduar dhe konsultuar vazhdimisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës [SHBA], ku këta të fundit kanë dhënë “dritën jeshile” për Fabriken e Municioneve si Ndërmarrje Publike e Kosovës.

Maqedonci në “Debat Plus” ka shpalosur detaje nga marrëveshja mes Kosovës e Turqisë, ku ka deklaruar se prodhimi i municioneve do të bëhet brenda disa muajsh por që pozicionin e saktë se ku do të ndërtohet nuk e ka treguar.

“Marrëveshja e arritur sot me kompaninë prodhuese shtetërore ‘MKE’, turke, prodhuese kryesore e turqisë. Arritje e jashtëzakonshme, e në veçanti kur kemi parasysh nevojën për ndërtimin e industrisë së mbrojtjes, si kapacitet tejet i nevojshëm në situatën aktuale globale. Duke pasur parasysh mungesa e municioneve në gjitha vendet e botës. Prodhimi i municioneve është arritje e madhe dhe me marrëveshjen e sotme janë hapat e parë për ndërtimin e industrisë së mbrojtjes, Brenda disa muajve do të mundësohet që kjo fabrikë të fillojë ndërtimin”, tha Maqedonci.

Maqedonci tha se dy format kryesore të ndërtimit apo krijimit të municioneve në Fabrikën e cila pritet të ndërtohet së shpejti përfshinë 5.56 mm dhe 7.62mm e që i përkasin municione të armëve këmbësorisë, pushkëve individuale të ushatarakëve dhe mitrolozëve”

“Pozicioni nuk mundemi me bë publike. Do prodhojë dy forma të municioneve, pra 5.56mm dhe 7.62mm. Janë municione të armëve këmbësorisë, pushkëve individuale të ushatarakëve dhe mitrolozëve. Pothuajce municione që shpenzohen gjatë ushtrimeve dhe operacioneve ushtarake. MAKINERITë që montohet në Kosovë, duke përfshirë edhe laboratorët e testimit dhe kalibrimit të qitjeve me municione, do jenë sipas standardeve të NATO-së. Do të plotësojmë nevojat e FSK-së, Policisë dhe institucioneve të tjera të sigurisë. Pas do viteve edhe do eksportojmë jashtë vendit”, u shpreh Maqedonci.

Maqedonci tha se marrëveshja është e nënshkruar nën kompetencat shtet-shtet.

“Vazhdimësi pranojmë kërkesa për investim, jo kërkesa për bashkë investim, dhe kërkesa për rregullimin e dokumentacioneve në MPB-në për lejimin e licencave të prodhimit, asnjë kompani dhe prodhues nuk është i përjashtuar. Por jemi duke folur për kontratë shtet me shtet, ndërmarrje publike që do krijohet për prodhimin e mucioneve për FSK dhe Institucionet e tjera të Sigurisë. Me SHBA-të ne koordinohemi dhe jemi konsultuar vazhdimisht për këtë projekt, kemi pasur dritën e gjelbër.”, shtoi Maqedonci.

Maqedonci aktualisht tha se nuk mund të “shpalos” detaje të tjera qoftë teknike e financiare” sepse aktualisht “kontrata është e klasifikuar”

LEXO EDHE:

Nënshkruhet kontratë me fabrikën e municioneve turke, Kurti: Po vihen themelet e industrisë së mbrojtjes

Të ngjashme