Përfaqësuesi i Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, sot po qëndron për vizitë zyrtare në Prishtinë.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se është takuar me Sarrazin.
Në takim, Krasniqi ka informuar Sarrazin për angazhimin e PDK-së në ruajtjen e interesave të Kosovës dhe ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në rajon, me një fokus të veçantë në Kosovë.
Krasniqi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për zhvillimin dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës.
Postimi i plotë:
Bashkë me Bedriun dhe Vlorën, në selinë e PDK-së, e pritëm Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në rajon, me theks të veçantë ato në Kosovë.
Emisarin Sarrazin e njoftova se Partia Demokratike e Kosovës është angazhuar çdo ditë, në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, të jap kontributin e saj të parezervë për ruajtjen e interesit të shtetit tonë.
Për PDK-në, bashkëpunimi i mirë me partnerët ndërkombëtarë në funksion të zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik të Kosovës është tejet i rëndësishëm.
Në këtë drejtim, PDK mbështetë të gjitha nismat e mirëfillta të cilat rrisin dhe fuqizojnë bashkëpunimin konstruktiv rajonal – si hap konkret drejt përafrimit të rajonit me Bashkimin Evropian.
Emisarin Sarrazin e falënderova për kontributin e vazhdueshëm të Gjermanisë për Kosovën!/Arbresh.info
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh/ Zbardhet marrëveshja 10-vj...
Rasti i ish-krerëve të UÇK-së, ZPS thotë se do t’i përmbahen...
Keqpërdorimi i 37 milionëve në KEK, seanca ndaj Nagip Krasni...
Hamza takon qindra biznesmenë: Pa sektor privat të zhvilluar...
Derbi i mbrëmjes/ PSG – Man City, publikohen formacionet zyr...
Leotrim Krasniqi zyrtarizohet si trajner i Lirisë