Arrijnë para Qeverisë protestuesit kundër dënimit të “Grupit të Kumanovës”

15:25 | 3 Nëntor 2017
Arbresh.info

Një numër i madh qytetarësh kanë dalë për të mbështetur protestën kundër dënimit të grupit “Kumanova”, raporton arbresh.info

Kjo protestë është organizuar nga grupi i tifozëve “Plisat”.

Arrijnë para Qeverisë protestuesit kundër dënimit të grupit të “Kumanovës"

Protesta” nisi tek sheshi “Zahir Pajaziti” ndërsa vazhdoi tek Ambasada e Maqedonisë e tani tek ndërtesa e qeverisë.

Gjykata Penale e Shkupit dje ka dënuar më 746 vjet burg grupin e ashtuquajtur “Kumanova”, ku nga 29 persona sa ishin në këtë grup shtatë pjesëtarëve  u është shqiptuar burgim i përjetshëm, katër janë liruar nga aktakuza.

Pjesëtarët e grupit “Kumanova”, janë dënuar  pasi që Gjykata ka dhënë verdiktin e saj që të njëjtit janë përfshirë në luftimin e “Lagjes së Trimave” në Kumanovë më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 e që sipas Kodit Penal të Maqedonisë janë ngarkuar me veprën penale organizim terrorist.

Përfaqësues politikë në Maqedoni po kërkojnë hetim ndërkombëtar për këtë çështje, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme