Arrijnë në Maqedoni dy aeroplanët me viktimat e aksidentit në Bullgari

11:49 | 3 Dhjetor 2021
S D

Aeroplanët me trupa nga Bullgaria tashmë kanë mbërritur nën ceremoni shtetërore e me gardën e nderit e me flamuj në gjysmë shtizë, raporton arbresh.info.

Të renditur një nga një institucionet e krerët shtetërorë të Maqedonisë së Veriut e  delegacioni nga Bullgaria po presin që ti japin lamtumirën e fundit 45 viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari.

Në nderim të tyre në Shkup ka ardhur dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e disa ministra.

Pas ceremonisë zyrtare në aeroportin  Shkupit, trupat  do ti dorëzohen familjarëve për ceremoninë e varrimit.

Aksidenti tragjik ka ndodhur më 23 nëntor  në Bullgari.

Të gjithë viktimat e aksidentit janë shqiptarë nga Maqedonia Veriore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme