Frigoriferët për ruajtjen e vaksinës kundër koronavirusit kanë arritur në Kosovë.
Këtë e ka bërë të dituar vet ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj duke thënë se Kosova është gati për pranimin e vaksinës, shkruan Arbresh.info.
“Qytetarë të vendit tim, profesionistë shëndetësorë, partnerë ndërkombëtarë, bashkëpunëtorë në luftimin e pandemisë Covid-19,Sot arritën frigoriferët për ruajtjen e vaksinës anti Covid, të siguruar nga Ministria e Shëndetësisë që bëjnë ftohjen dhe mirëmbajtjen për vaksinat deri në – 86 gradë. Jemi gati për pranimin e vaksinës, siç kërkojnë kushtet e ruajtjes, të cilat e kërkojnë frigoriferin deri në minus 70 gradë”, ka shkruar Zemaj.
“Po ashtu, kemi përgatitur strategjinë për vaksinim dhe distribuimin e saj. Në MSh dhe IKShKP janë marrë të gjitha masat dhe jemi përgatitur për vaksinim. Vaksina po vjen!Ruani higjienën, bartni maskë dhe mbani distancën!Bashkë ia dalim!”
Qeveria lejon MSh-në të negociojë për vaksinën anti-Covid pa procedurat e prokurimit publik
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Uk...
Murati: Secili që dëshiron mund të heq dorë nga lista përfit...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet