Arrijnë fletëvotimet nga Serbia në QNR, Nisma kundërshton numërimin

21:43 | 23 Tetor 2019
Arbresh.info

Pak më parë në Qendrën e  Numërimit dhe Rezultateve kanë arritur katër kuti me vota nga Serbia.

E për këtë ka reaguar koalicioni Nisma – AKR dhe PD të cilët po e konsiderojnë këtë veprim të paligjshëm.

Siç mëson arbresh.info ky koalicioni ka bojkotuar këtë proces duke larguar vëzhguesit nga QNR.

Gjithashtu bëhet e ditur në shenjë proteste edhe vëzhguesit e LDK’së janë larguar.

Sot  është bërë në situatë të jashtëzakonshme shqyrtimi dhe vlerësimi i këtyre zarfeve nën siguri të lartë me rroba sigurie e maska./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme