Nënkryetarja e Kryeqytetit dhe U.D e detyrës së Drejtores së Drejtorisë së Arsimit, Jehona Lushaku sot gjatë ditës u takua me Kryetarin e Sindikatës të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, me të cilin diskutuan për grevën e punëtorëve tenik të mirëmbajtjes të objekteve shkollore në kryeqytet.
Në njoftimin për media nga Komuna e Prishtinës thueht se nënkryetarja Lushaku dëgjoi me kujdes kërkesat dhe nevojat e punëtorëve teknik të prezantuara nga Kryetari i Sindikatës, z.Jusuf Azemi, për të cilat tha se do të trajtohen menjëherë.
Palët gjatë takimit arritën marrëveshje.
“Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, është vendosur që greva e punëtorëve të mirëmbajtjes të ndërpritet, duke lejuar që shkollat të funksionojnë normalisht dhe të sigurojnë një mjedis të sigurt dhe të pastër për nxënësit e kryeqytetit. Nënkryetarja e Kryeqytetit dhe Kryetari i Sindikatës shprehin falënderimin e tyre për të gjithë punëtorët për durimin dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe të sfidave”, thuhet në njoftimin për media nga Komuna e Prishtinës, raporton Arbresh.info
Ndërsa Lushtaku ka thënë se e ka trajtuar me urgjencë çështjen e grevës së punëtorëve teknik në objektet shkollore të Kryeqytetit.
“Me urgjencë kam trajtuar çështjen e grevës së punëtorëve teknik në objektet shkollore të Kryeqytetit. Me këtë rast pas takimit me kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, z. Jusuf Azemi, u pajtuam për ndërpreje të grevës nga nesër meqë kërkesa e tyre është plotësuar. U dakorduam që të plotësohen kushtet e kërkuara, ku përfshihet rritja e pagave” – deklaroi nënkryetarja Lushaku.
Kjo rritje e pagave është një përgjigje konkrete ndaj kërkesave të tyre dhe një shprehje e vlerësimit të punës së tyre të palodhur dhe të rëndësishme për mirëmbajtjen e ambienteve shkollore.
Kjo marrëveshje tregon përmirësimin e dialogut social dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet qeverisjes lokale dhe punëtorëve.
Po ashtu me Azemin, nënkryetarja u dakordua që gjatë javës të takojë punëtorët teknik të shkollave në kryeqytet./Arbresh.info/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...