Arrihet marrëveshje mes ShSKUK-së dhe Policisë së Kosovës: Rekrutët do të kryejnë kontrolle brenda QKUK-së

15:31 | 25 Shtator 2020
A Z

Është arritur marrëveshje mirëkuptimi në mes të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe Policisë së Kosovës që të gjithë policët të kryejnë kontrollet brenda klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje e bënë, ud. Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Ky është njoftimi i plotë:

Rritet besimi në institucionet shëndetësore të ShSKUK-së, policët e Kosovës do të kryejnë kontrollet në SHSUK.

Besueshmëria në shërbimet shëndetësore të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, po shënon rritje.

Si rezultat i shtimit të besueshmërisë në shërbimet që ofrohen nga institucionet shëndetësore në varësi të ShSKUK-së, ShSKUK dhe Policia e Kosovës, sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për ekzaminimin mjekësor dhe psikologjik të rekrutëve dhe personelit policor në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje e bënë, ud. Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/posts/2707271079589681

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme