Arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për njohjen e ndërsjellë të patentshoferëve

15:25 | 4 Dhjetor 2024
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është takuar me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Brendshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartësia e Tij, Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan.

Sveçla falënderoi ekipet punuese të dy shteteve tona që me përkushtim arritën ta finalizojnë Marrëveshjen e njohjes së ndërsjellë të patentshoferëve e cila u nënshkrua sot, shkruan Arbresh.info

Ai bën të ditur se kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fushat tjera që mbulojnë Ministritë e brendshme.

Ministri falënderoi sërish për gatishmërinë e plotë për mbështetje ndaj Republikës së Kosovës.



Postimi i plotë:

Kisha nderin e veçantë të pritem sot në takim nga zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartësia e Tij, Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan.

Ky takim shënoi arritjen e marrëveshjes së njohjes së ndërsjellë të patentshoferëve mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, marrëveshje kjo e cila do të lehtësojë punën dhe angazhimin e qytetarëve tanë në shtetet përkatëse.

Biseduam me Lartësinë e Tij Sheikh Saif bin Zayed Al Nahyan për mundësitë e bashkëpunimit në fushat tjera që mbulojnë Ministritë tona dhe gjej rastin ta falënderoj sërish për gatishmërinë e plotë për mbështetje ndaj Republikës së Kosovës.

Falënderoj ekipet punuese të dy shteteve tona që me përkushtim arritën ta finalizojnë Marrëveshjen e njohjes së ndërsjellë të patentshoferëve e cila u nënshkrua sot.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme