Arrihet konsensusi për Demarkacionin, të mërkurën ratifikohet

13:35 | 24 Shkurt 2018
Arbresh.info

Është arritur konsensusi për të ratifikuar Marrëveshjen për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli, shkruan arbresh.info

Ai ka falënderuar kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike, Nismën dhe zëvendëskryeministrin Pacolli për gatishmërinë që kanë treguar dhe dialogun konstruktiv.

“Sapo kemi arritur konsensusin për të ratifikuar Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi. Dëshiroj të falënderoj Kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin Pacolli për gatishmërinë për konsensus dhe për dialogun shumë konstruktiv. Ky bashkëpunim duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera të rëndësishme për vendin”, shkruan Veseli.

Ndryshe seanca e paraparë për ratifikim të kësaj marrëveshjeje do të mbahet me 28 shkurt në orën 10:00./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme