Arrestoh*t pejani për bixhoz, i konfiskohet edhe lista e borxhit

12:00 | 7 Gusht 2019
Arbresh.info

Një person është arrestuar të martën në Pejë pasi dyshohet për organizim të skemës piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24 orësh ka njoftuar se veprimtaria ishte zhvilluar në lokalin e të dyshuarit, shkruan arbresh.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi dyshohet se në lokalin e tij kishte zhvilluar veprimtari të kundërligjshme”, thuhet në raport.

PK ka njoftuar gjithashtu se gjatë bastisjës janë konfiskuar para, letra e lista e borxhit.

“Gjatë bastisje në lokalin i janë  gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale: para të gatshme, 1224 qipa, pesë palë letra, një fletore dhe  një listë e borxhit”, thuhet gjithashtu në raportin e PK-së.

Policia e Kosovës ka njoftur gjithashtu se pas intervistimit nga prokurori i dyshuari është dërguar në mbatje ndërsa rasti është duke u hetuar./Arbresj.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme