Hetuesit e Inspektoriatit Policor të Kosovës, me autorizimin e Prokurorisë dje kanë arrestuar një zyrtar policor, me dyshimin se ka ka keqpërdorur detyrën zyrtare apo autoritetin.
I arrestuari ishte rreshter në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë. Atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, dhe është suspenduar nga Policia.
Një prej rreshterëve në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, është arrestuar dje nga hetuesit e Inspektoriatit Policor të Kosovës me autorizimin e Prokurorisë. Arrestimi i tij erdhi pas dyshimeve se i njëjti ka keqpërdorur detyrën zyrtare apo autoritetin.
Kështu bën të ditur vet IPK-ja përmes një komunikate drejtuar medieve.
Në IPK, thonë se hetimi ka qenë duke u zhvilluar në koordinim të plotë me prokurorin kompetent të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
“Si rezultat i veprimeve hetimore, dje (17.09.2018) hetuesit e IPK-së me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë arrestuar këtë zyrtar policor me dyshimin se ka kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar (të paraparë me nenin 422 të Kodit Penal të Kosovës)”, thuhet në komunikatë.
Të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga prokurori kompetent. Derisa IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit i cili rekomandim është zbatuar nga ana e policisë
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...