Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar në Prishtinë, një zyrtar policor, i cili të shtunën mbrëma në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë ka shkaktuar një aksident ku janë përfshirë katër vetura, e si pasojë njëri nga të aksidentuarit ka ndërruar jetë sot gjatë ditës.
“IPK është informuar nga Policia e Kosovës për një aksident me lëndime të rënda trupore në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ku në aksident është i përfshirë një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 23:00 të datës së djeshme ku janë përfshirë katër automjete” njofton IPK.
Pas pranimit të kësaj informate, Inspektorati menjëherë i është përgjigjur rastit përderisa 5 personat e lënduar në këtë aksident janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Si pasojë e lëndimeve trupore një vozitës i njërit nga automjetet e përfshira në këtë aksident raportohet fatkeqësisht se ka humbur jetën sot. Bazuar në veprimet hetimore dyshohet se shkaktar i aksidentit është zyrtari policor, i cili është arrestuar sot në orët e mbrëmjes me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale -rrezikim i trafikut publik”, njofton IPK.
Të njëjtit me aktvendim të prokurorit, thuhet se i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente”, thuhet në njoftimin e Inspektorati Policor i Kosovës.
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...