Arrestohet zyrtari në Komunën e Vitisë, i ka mundësuar një serbi identitet të rrejshëm të Kosovës

08:47 | 20 Shtator 2022
E.H

Është arrestuar një person zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Vitisë, i cili ka keqpërdorur pozitën zyrtare, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, i dyshuari i ka mundësuar një qytetari shtetas i Serbisë, identitet të rrejshëm si shtetas i Republikës së Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje

“KK/Viti 19.09.2022 – 12:00. Nga njësiti për hetimin e krimeve ekonomike është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar zyrtar i gjendjes civile në komunë, i cili duke keqpërdor pozitën zyrtare i ka mundësuar një qytetari identitet të rrejshëm si shtetas i Republikës së Kosovës (pala ishte shtetas i Serbisë, Preshevë). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme