Google ADS

Arrestohet turku, tenton ta korruptojë policin dhe doganierin kufitar me 20 euro

10:42 | 1 Prill 2021
arbresh.info

Policia Kufitare raporton se një qytetar turk i ka ofruar ryshfet prej 20 euro policit dhe doganierit kufitar, në Pikë Kalimin Kufitar ‘Hani i Elezit’.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas Turk pasi që i njëjti dyshohet ti ketë ofruar ryshfet prej 20 (njëzet) € zyrtarit policor dhe zyrtarit doganor”, thuhet në raportin e policisë, shkruan arbresh.info.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme