Tre persona janë arrestuar sot në Prishtinë, pasi që janë sinjalizuar nga zyrtarët policorë që të ndalën në një pikë kontrolli në rrugën “Xheladin Hana” por të njejtin kanë provuar ti shmangën policisë duke mos u ndalur.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti bëri të ditur se vetura është ndaluar shumë shpejt nga njësitet e tjera patrulluese në rrugën “Gazmend Zajmi”, dhe të dyshuarit janë arrestuar.
“Sot rreth orës 19:45, një veturë është sinjalizuar nga ana e zyrtarëve policor që të ndalohet në një pikë kontrolli, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë porse e njëjta ka provuar t’i shmanget policisë, duke mos u ndalur. Vetura e dyshuar është ndaluar shumë shpejt nga një njësit tjetër patrullues në rrugën “Gazmend Zajmi ” me ç’ast janë arrestuar tre persona të dyshuar”, tha Ahmeti.
Tutje Ahmeti shtoi se ndaj personave të dyshuar po kryhen veprimet hetimore e procedurale.
“Aktualisht ndaj personave të dyshuar në koordinim me prokurorin e shtetit policia po kryen veprimet e mëtejme hetimore e procedurale”, shtoi në fund Ahmeti./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua