Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetasi shqiptar pasi që i njëjti ka tentuar që ta korruptojë policin kufitar me 40 euro.
Sipas policisë ai së bashku me motrën e tij që e ka të ndaluar hyrjen në Kosovë.
Njoftimi i plotë:
PKK Vermicë, 25.03.2021 – 20:25. Me datë, kohë dhe vendin e cekur gjatë kontrollimit të rregullt të dokumenteve për regjistrim në sistemin policor i dyshuar mashkull Shtetas i Shqipërisë në dokumentat e tij kishte futur dy(2) kartëmonedha në vlerë të 20 eurove, shuma e përgjithshme 40 euro me qëllim që të kaloj kufirin me motrën e tij e cila e ka të ndaluar hyrjen. Personi është shoqëruar për intervistim dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit kujdestar për Krime të Rënda, është iniciuar vepra penale për “Dhënie të Ryshfetit “. Kartëmonedhat në vlerë 2×20 = 40 eurove janë konfiskuar si dëshmi dhe se bashku me lëndën përcillen në prokurorinë përkatëse. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info/
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...