Nënshtetasi i Republikës së Kosovës, XH.SH.(40), dje është arrestuar në aeroportin “Leka i Madh” në Shkup për shkak të posedimit të vizës së rreme gjermane, të cilën, siç ka thënë i arrestuari, e ka blerë nga një person i panjohur në Gjermani për 1.000 euro.
Sipas informatave nga MPB, gjatë kontrollimit të pasaportave për dalje nga Maqedonia, zyrtari policor ka dyshuar në rregullsinë e vizës së XH.SH. për qëndrim të përhershëm në Gjermani.
XH.SH. është marrë në bisedë informative, prej ku më pas është dorëzuar te zyrtarë policor të SPB – Shkup për procedurë të mëtutjeshme.
Tottenhami fiton betejën e parë ndaj Liverpoolit në Carabao ...
Porsche 911 Carrera S i ri është gati – dhe është më i fuqis...
Nëse keni një iPhone, sigurohuni që të instaloni iOS-in më t...
Fluturimi më i shkurtër në botë që zgjat vetëm një minutë e ...
Kafeja, sekreti për zemër të shëndetshme dhe jetë më të gjat...
Britania përballet me natën më të ftohtë të janarit për 15 v...