Arrestohet shtetasi i Shqipërisë për dhënie të ryshfetit në Bërnjak – i gjenden në veturë koshere me bletë dhe zogj

10:04 | 28 Prill 2024
E.H

Një shtetas nga Shqipëria është arrestuar në pikën kufitare në Bërnjak për dhënie të ryshfetit, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, i njëjti gjatë kontrollit të dokumenteve i kishte vendosur 50 euro ndërsa gjatë kontrollit në automjet janë gjetur pesë koshere me bletë dhe rreth 40 zogj të pulës, shkruan Arbresh.info.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Bërnjak 27.04.2024 -15:30 . Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti në pikën kufitare gjatë kontrollit të dokumenteve kishte vendosur një kartmonedhë prej 50 eurosh. Lidhur me rastin është bërë kontrolli i automjetit ku është vërejtur se kishte pesë koshere me bletë dhe rreth 40 zogj të pulës. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme