Google ADS

Arrestohet shtetasi i RMV-së në Kosovë, nuk iu përfill urdhrave të policisë

09:05 | 18 Korrik 2024
E.H

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar në magjistralen Ferizaj-Gjilan pasi që ka tentuar të sulmojë fizikisht zyrtarët policor.

Në raportin 24 orësh thuhet se të njëjtit i është rezultuar prezenca e alkoolit dhe i është ofruar ndihma mjekësore.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Magjistralja Ferizaj-Gjilan / 17.07.2024 – 01:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i RMV, pasi që nuk ka përfillur urdhrat e personit zyrtar dhe ka tentuar edhe ta sulmojë fizikisht zyrtarin policor. I dyshuari pasi është sjellë ne stacion policor i është bërë matja e alkool testit dhe ka rezultuar prezenca e alkoolit dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë sës Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme