Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjet 400 gram kokainë e pastër

19:11 | 30 Gusht 2018
M. A.

Një 30 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë së Fermos në Itali për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Shqiptari u ndalua për një kontroll rutinë, por brenda makinës së tij tip Panda karabinierët gjetën 400 gramë kokainë të pastër me një vlerë prej 100 mijë eurosh.

Karabinierët kanë sekuestruar edhe një celular dhe një peshore, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptarit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme