Google ADS

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje një këmbësore te “Kroni i Mbretit”

22:25 | 15 Tetor 2022
E.H

Është arrestuar drejtuesi i automjetit i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin me fatalitet që ndodhi pasditen e kësaj të shtunë, në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht te vendi i njohur si “Kroni i Mbretit”.

I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin, i dyshuari mashkull kosovar 44-vjet, është arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”, ka thënë Krasniqi.

44-vjecari dyshohet se ka goditur për vdekje një këmbësore. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20.

“Në ora 17:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Nga vendi i ngjarjes, patrulla e policisë njofton se një veturë ka goditur një këmbësore”, ka thënë Krasniqi.

“Për rastin është njoftuar edhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar se këmbësorja është pa shenja jete. Policia po merret me rastin”, ka shtuar ai./arbresh.info/

LEXO EDHE

Vdes një grua te “Kroni i Mbretit” pasi u godit nga vetura

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme