Arrestohet shoferi i traktorit që u përfshi në aksidentin ku vdiq 19-vjeçari në Podujevë

09:25 | 10 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Një aksident trafiku në mes të një traktori dhe tri veturave ka ndodhur mbrëmë në fshatin Shajkovc të Podujevës.

Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një 19-vjeçar, derisa janë lënduar edhe nëntë persona, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, transmeton arbresh.info.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se për këtë rast është arrestuar drejtuesi i traktorit, derisa të lënduarit e tjerë po trajtohen në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës mashkull kosovar dërgohet në IML për obduksion ndërsa drejtuesi i traktori – i dyshuari mashkull kosovar dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Ky është raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

“Fsh.Shajkovc, Podujeve 09.12.2020-17:30. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ne mes të një traktori dhe tre veturave. Si pasojë e aksidentit dhjetë persona meshkuj kosovarë kane pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor ne QKUK, njeri prej tyre, si pasojë e lëndimevë të marra, ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës mashkull kosovar dërgohet në IML për obduksion ndërsa drejtuesi i traktori – i dyshuari mashkull kosovar dërgohet në mbajtje”./Arbresh.info

Të ngjashme