Policia e Kosovës ka arrestuar shoferin e autobusit, i cili ishte i ndaluar në rrugë në momentin kur vetura me targa të huaja u përplas me të.
Si pasoj e këtij aksidenti çifti nga Malisheva mbetën të vdekur, ndërsa dy fëmijët e tyre po trajtohen në QKUK, shkruan arbresh.info.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj për arbresh.info tha se shoferi i dyshuar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik me fatalitet” është ndaluar për 48 orë.
“Ju njoftojmë se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore nga ana e Prokurorit të Shtetit në koordinim të plotë me policinë, sot, me urdhër të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një person i dyshuar, shoferi i autobusit”, u shpreh Ulaj.
Sipas saj ndaj rastit po vazhdojnë të ndërmerren veprimet hetimore, me qëllim të ndriçimit të të gjitha rrethanave./arbresh.info/
LEXO EDHE
Fëmijët që shpëtuan nga aksidenti në Podujevë, janë jashtë rrezikut për jetë – Arbresh.info
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...