Një grua në moshë ka mbetur e vdekur dje në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Fillimisht nuk dihej nëse vdekja erdhi si pasojë e shkaqeve natyrale, apo ishte në pyetje ndonjë aksident, por më pas, dëshmitarët në vendin e ngjarjes i kanë thënë Klan Kosovës se e moshuara u godit nga autobusi.
Policia ka arrestuar shoferin e autobusit, si të dyshuar për këtë rast.
“Një i dyshuar (shofer i autobusit) është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.
Ndërsa, dje policët që kanë dalur për të inspektuar vendin ku ka ndodhur aksidenti, kanë treguar se shoferi i autobusit fillimisht kishte ikur, por më pas është dorëzuar vet në polici.
Në vendin e ngjarjes dje pasdite vdekjen e gruan e ka konstatuar Mjekësia Ligjore, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion, derisa sot do t’u kthehet familjarëve.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...