Arrestohet sepse nuk e lejoi gruan t’i hynte në dhomë

11:50 | 1 Shtator 2019
Arditë Shkodra

Një burrë është arrestuar dje nga policia në Prishtinë. Pas një mosmarrëveshje ai nuk e ka lejuar gruan të hynte në dhomë, e njëjta ka pësuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur në orën 01:00 pas mesnate dhe se Policia bën të ditur se i dyshuari është liruar pas intervistimit, transmeton arbresh.info

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka penguar që të hyje ne dhomë viktimën femër K-Shqiptare-bashkëshorten e tij. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore. Lidhur me rastin jane njoftuar institucionet kompetente, me vendim të  prokurorit rasti shkon ne procedurë të rregullt”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme