Google ADS

Arrestohet pronarja e një lokali në Lipjan, tentoi të pengojë punën e policëve dhe inspektorëve komunal

12:14 | 25 Gusht 2020
L G

Një femër ka përfunduar në polici, pasi derisa zyrtarët policor dhe inspektorët komunal po inspektonin lokalin e saj, i cili ishte i hapur pas orarit të lejuar me vendim të qeverisë.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 22:45 në Lipjan.

“Nga njësitë policore dhe inspektorët komunal është hasur duke punuar një lokal, gjatë shqiptimit të gjobës kanë hasur në pengesë nga e dyshuara femër kosovare –pronare e lokalit. E dyshuara është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj saj është iniciuar rasti”, thuhet në njoftimin e policisë./arbresh.info/

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme